TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Nëntor 2023, 13:27

“Izraeli vret foshnjat”, Erdogan akuza Perëndimit: Hamasi lufton për atdheun e tij, nuk është një organizatë terroriste

Shkruar nga Pamfleti
“Izraeli vret foshnjat”, Erdogan akuza Perëndimit: Hamasi
Recep Tayyip Erdogan

Gjatë udhëtimit të tij të kthimit nga Riadi dhe sesionit të përbashkët të jashtëzakonshëm të Ligës Arabe-Organizata e Bashkëpunimit Islamik, Recep Tayyip Erdogan ka hedhur akuza ndaj Perëndimit. 

“Ata duan që ne të themi se Hamasi është një organizatë terroriste. Jo, nuk është një organizatë terroriste. Ata janë një grup njerëzish që po luftojnë për atdheun e tyre”, tha Erdogan.

Erdogan theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa kundër “masakrës” të kryer në Gaza nga forcat ushtarake izraelite, duke akuzuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mosveprim.

“Izraeli ka humbur mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare pas sulmeve të fundit në Gaza. Edhe pse qeveritë e vendeve të ndryshme janë në garë për të shprehur mbështetjen për qeverinë izraelite, sipas ndjekjeve të tyre imperialiste, në sytë e shoqërisë Izraeli është tani një vend që vret foshnjat”, tha presidenti turk, duke shpjeguar se vendi i tij është gati të diskutojë dhe të ndërmerrë veprime me shtete të tjera si Irani për të siguruar që të ketë një fund të masakrës dhe vdekjeve të civilëve në Gaza.

“Kjo luftë do të bëhet një përballje mes së mirës dhe së keqes, gënjeshtrës dhe së vërtetës, shtypësit dhe të shtypurit”, shtoi Erdogan.

Ushtria izraelite tha sot se ishte gati të evakuonte foshnjat nga spitali më i madh i Gazës, ku zyrtarët palestinezë thanë se dy të porsalindur kishin vdekur dhe dhjetëra të tjerë ishin në rrezik pasi gjeneratorëve të spitalit u ka mbaruan karburanti dhe luftimet e ashpra u ndezën në zonë.

Lini një Përgjigje