
Hamasi ka refuzuar ofertën e Izraelit për të furnizuar spitalin Al Shifa, kështu u shpreh kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Spitali, i cili është më i madhi në Gaza, pezulloi funksionimin dje pasi gjeneratorit të fundit i mbaroi karburanti, tha ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi.
Luftimet e ashpra në zonën përreth objektit mjekësor u raportuan gjithashtu gjatë natës.
“Ne sapo i ofruam spitalit Shifa karburantin, ata e refuzuan”, tha kryeministri izraelit, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Të paktën 12 njerëz, përfshirë dy foshnja të porsalindura, kanë vdekur në spital për shkak të mbarimit të energjisë elektrike dhe pakësimit të furnizimeve mjekësore, tha më herët sot ministri palestinez i shëndetësisë Dr Mai al Kalia.
E vendosur në Bregun Perëndimor dhe jo e mbështetur nga Hamasi, ajo paralajmëroi për një "katastrofë shëndetësore" në objekt, ndërsa ekipet luftojnë për të varrosur trupat.
Lini një Përgjigje