
Antonio Ciavarello, dhëndri i bosit të ndjerë mafioz Totò Riina, është arrestua në Maltë. Ciavarello kërkohej nga prokurorët në Brindisi, në Pulia, në Italinë jugore.
Arrestimi u bë herët në mëngjesin e së enjtes, pas disa javësh hetime, duke zbuluar se individi banonte në Mosta. Policia e njësive të ndryshme ka rrethuar banesën dhe ka kryer arrestimin, njoftojnë mediat në Maltë.
Autoritetet italiane kishin lëshuar urdhrin e arrestit ndaj shtetasit italian më 24 janar 2022, për të ekzekutuar një dënim me burg. Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë italiane.
Në vitin 2017, Ciavarello u arrestua në Pulia për të vuajtur gjashtë muaj në arrest shtëpiak për mashtrim. Ciavarello, i cili më pas jetonte në San Pancrazio me gruan e tij, u shpall fajtor për një mashtrim të kryer në Termini Imerese në 2009.
Ciavarello tani do të ekstradohet në Siçili për të vuajtur dënimin me burg. Ai u arrestua një ditë pas ditëlindjes së tij të 50-të, përpara gjykatësit Giannella Camilleri Busuttil.
Duke folur përmes një përkthyesi, Ciavarello konfirmoi në gjykatë se ai ishte personi i identifikuar në të dy urdhër-arrestet. Avokati Thomas Barbara Sant, i cili u emërua për të ndihmuar Ciavarello-n si avokat i ndihmës juridike, i tha gjykatës se klienti i tij kishte qenë në dijeni të vendimeve, por nuk e dinte se ishte dënuar me burgim. Gjykata e pyeti Ciavarellon nëse pranonte të kthehej në Itali. Ai deklaroi se po. Gjykata vendosi masën e paraburgimit deri në dorëzimin e tij tek autoritetet italiane.
Ciavarallo është i martuar me vajzën e Toto Riina, bosi i lindur në Korleone, i cili nisi një luftë të përgjakshme gjithëpërfshirëse ndaj shtetit italian në fillim të viteve 1990, vdiq në vitin 2017 në moshën 87-vjeçare. Riina konsiderohej ende kreu i Cosa Nostra-s pavarësisht se kaloi 24 vjet nën regjimin e ashpër të burgut 41 bis. I mbiquajtur 'Bisha' për egërsinë e tij, ai po vuante jetën për një mori krimesh, duke përfshirë vrasjet e magjistratëve antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino 25 vjet më parë.
Riina ishte gjithashtu i përfshirë në vrasjet famëkeqe të gjeneralit të karabinierëve Carlo Alberto Dalla Chiesa, menjëherë pas emërimit të tij si prefekt i Palermos, në 1982; dhe të Guvernatorit sicilian Piersanti Mattarella, vëllai i presidentit italian Sergio Mattarella, në 1980.
Lini një Përgjigje