TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2024, 19:47

“Sulmi në Rafah nuk duhet të ndodhë”, Borrell thirrje Izraelit të angazhohet në një proces politik paqeje!

Shkruar nga Pamfleti

“Sulmi në Rafah nuk duhet të ndodhë”, Borrell thirrje

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, tha sot se partnerët e Izraelit dhe vendet fqinje ndajnë një qëndrim të përbashkët se qyteti i Rafah në jug të Rripit të Gazës nuk duhet të sulmohet dhe i bëri thirrje qeverisë izraelite që të angazhohet në mënyrë konstruktive në një proces politik paqeje.

Borelli shkroi në Platformën X se komuniteti ndërkombëtar kërkon gjithashtu njëzëri lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës. Ai vuri në dukje se Izraeli nuk mund të shkatërrojë Hamasin me koston e vrasjes së mijëra civilëve palestinezë dhe se zhvendosja e mëtejshme e më shumë se një milion palestinezëve të pambrojtur do të ishte shkatërruese.

I bëjmë thirrje qeverisë së Izraelit që të dëgjojë thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në procesin politik të paqes”, tha Borelj.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha sot Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken se ai nuk do të pranojë një marrëveshje që përfshin përfundimin e luftës në Rripin e Gazës, sipas mediave izraelite.

Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë dhe izraelitë, Netanyahu tha në takimin me Blinken se nëse Hamasi këmbëngul për t'i dhënë fund luftës, marrëveshja nuk do të pranohej. Ai gjithashtu theksoi se pushtimi i qytetit Rafah do të ndodhë.

Më parë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, njoftoi se Blinken përsëriti në bisedën e tij me Netanyahun se SHBA-të kundërshtojnë sulmin e planifikuar izraelit në qytetin Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë që ikën nga konflikti në pjesë të tjera të Rripit të Gazës janë strehuar.

borrell

Lini një Përgjigje