
Presidenti francez Emmanuel Macron ka komentuar ngjarjet e fundit lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Iranit, duke theksuar mbështetjen e Francës për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por njëkohësisht duke bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin X, Macron rikujtoi se Franca vazhdimisht ka dënuar programin bërthamor të Iranit dhe ka ndërmarrë masa diplomatike për të adresuar kërcënimet nga Teherani.
“Për të shmangur destabilizimin e të gjithë rajonit, i bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të punojnë për të ulur tensionet”, tha Presidenti i Francës.
Pas sulmeve ajrore izraelite, Macron thirri një takim të Këshillit Kombëtar Francez të Mbrojtjes dhe Sigurisë, ku u diskutuan masat për mbrojtjen e qytetarëve francezë, si dhe siguria e misioneve diplomatike dhe ushtarake në rajon. Ai garantoi se shteti do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar mbrojtjen dhe stabilitetin.
Lini një Përgjigje