TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2023, 12:44

Humbi thellë përballë Mitsotakis, dorëhiqet Alexis Tsipras

Shkruar nga Pamfleti
Humbi thellë përballë Mitsotakis, dorëhiqet Alexis Tsipras
Alexis Tsipras

Pas humbjes së thellë përballë Kyriakos Mitstotakis në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielën e kaluar, kreu i SYRIZA-s, Alexis Tsipras nëpërmjet një deklarate të jashtëzakonshme dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Tsipras bëri me dije se nuk do të kandidojë sërish për të qenë kryetar dhe se do të propozojë një lidership të ri në krye të partisë.

“Kam vendosur të propozoj zgjedhjen e një lidershipi të ri nga anëtarët e partisë me rekurs të drejtpërdrejtë në procedurat në të cilat nuk do të jem kandidat. Është e nevojshme të gjendet një SYRIZA e re që do t'i përgjigjet sfidave dhe pritshmërive të atyre që ka vendosur të përfaqësojë”, tha Alexis Tsipras, duke deklaruar njëkohësisht se është krenar për atë që partia ka arritur të arrijë.

Ai tha se Syriza u bë partia e parë në Evropë që qeverisi në kushte shumë të vështira.

Ndërkohë në zgjedhjet e mbajtura në 25 qershor, Mytsotakis u konfirmua kryeministër duke marrë mbi 40% të votave përballë Mitsotakis i cili nuk arriti të merrte as 20% të votave.

mitsotaki alexis tsipras humbje zgjedhje

Lini një Përgjigje