
Hamasi ka dënuar vendimin e Izraelit për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Gaza. Një anëtar i byrosë politike të lëvizjes islamike palestineze e cilësoi këtë vendim si një “një politikë të vogël dhe të papranueshme shantazhi”.
“Ne dënojmë fuqishëm vendimin e [Izraelit] për të ndërprerë energjinë elektrike në Gaza, pasi e ka privuar atë nga ushqimi, ilaçet dhe uji”, tha Izzat al-Rishq, anëtar i byrosë politike të lëvizjes islamike palestineze.
Ministri izraelit i Energjisë Eli Cohen njoftoi më herët gjatë ditës se ai kishte urdhëruar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në enklavën palestineze.
Linja e vetme e energjisë midis Izraelit dhe Gazës fuqizon centralin kryesor të shkripëzimit të ujit në territorin palestinez, i cili u shërben më shumë se 600,000 njerëzve.
Lini një Përgjigje