Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë dhe një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit ka inkurajuar emigrantët të kryejnë mizori në kontinentin e vjetër, ndërsa bëri thirrje që vendi i tij "të ndëshkojë Evropën".
Dmitry Medvedev, aleati i më zjarrtë i presidentit rus që sulmon perëndimorët, ka shpërthyer sërish me deklarata të forta kundër Evropës, përmes llogarisë së tij në Telegram.
Shkak për këtë është bërë fundosja e anijes ruse të mallrave "Ursa Major" në Mesdhe, të cilën kompania pronare e anijes ia atribuoi "sulmit terrorist".
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë theksoi se Evropa duhet të ndëshkohet me të gjitha mjetet në dispozicion (politike, ekonomike dhe hibride), ndërsa hyjnizoi "turmat e emigrantëve që kryejnë mizori dhe shkatërrojnë me urrejtje vlerat evropiane.
“Anija Oslo Carrier 3 me flamur norvegjez refuzoi të merrte në bord marinarët rusë nga anija Ursa Major, e cila po mbytej në Mesdhe. Keni nevojë për më shumë shpjegim? Kjo nuk mund të falet”, tha Medvedev.
Me një ton agresiv, Medvedev thotë se “Europa, është kthyer në një plakë të keqe, gjysmë e çmendur që është bërë bastioni kryesor i rusofobisë në botë.
“Evropa duhet të ndëshkojë Evropën. Do t'ju tregoj më në detaje, sepse bota e vjetër e sotme nuk më ngjall asnjë emocion, përveç neverisë së thellë. Është Evropa, e cila është kthyer në një plakë të keqe, gjysmë të çmendur, e cila është bërë bastioni kryesor i rusofobisë në botë.
Ishte Evropa mashtruese ajo që ishte përgjegjëse për prishjen e bisedimeve të Stambollit, ishte Evropa pa tru që hapi furishëm fushatën e paaftë të sanksioneve, e cila shkaktoi humbje të mëdha për qytetarët e saj", thekson aleati i ngushtë i Putinit.
Dhe ndërsa tensionet me Perëndimin vazhdojnë të rriten, zëvendës-shefi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë gjithashtu thotë se çdo konflikt i drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara "do të përshkallëzohet padyshim në një luftë bërthamore globale".
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus më tej bën thirrje që emigrantët të shkatërrojnë vlerat e kontinenentit të vjetër, duke goditur 'fytyrat e neveritshme të burokratëve evropianë' që sjellin konflikte.
“Prandaj Evropa duhet të ndëshkohet me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion: politike, ekonomike dhe të gjitha llojet e mjeteve hibride. Dhe për këtë arsye është e nevojshme të ndihmohet çdo proces shkatërrues që shpaloset në Evropë. Rrofshin trazirat agresive në rrugët e saj historike! Lavdi hordhive të emigrantëve që kryejnë mizori dhe shkatërrojnë me urrejtje vlerat evropiane të LGBT! Le të zhduken të gjitha fytyrat e neveritshme të burokratëve evropianë në rrjedhën e konflikteve të ardhshme civile!”, shkruan zyrtari rus me një gjuhë urrejtje./ Pamfleti
Lini një Përgjigje