
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë komunikuar Iranit dhe Izraelit se konflikti në Lindjen e Mesme nuk duhet të përshkallëzojë.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbrojë Izraelin ndaj sulmeve ndërsa thekson se rreziku i përshkallëzimit të tensioneve është i lartë.
“Kemi qenë të angazhuar në diplomaci intensivisht me aleatët dhe partnerët, ua kemi komunikuar atë mesazh drejtpërdrejt Iranit dhe Izraelit. SHBA-ja do të vazhdojë ta mbrojë Izraelin ndaj sulmeve dhe se çdokush në rajon duhet ta kuptojë rrezikun e përshkallëzimit dhe situatës”, u shpreh Blinken.
Lindja e Mesme mund të përballet me një valë sulmesh nga Irani dhe aleatët e tij pas vrasjes së javës së kaluar të pjesëtarëve të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut, raportoi “The Guardian”.
Lini një Përgjigje