TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Dhjetor 2025, 07:33

FBI greke zbulon 1 ton kokainë në portin e Pireut, 4 të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
FBI greke zbulon 1 ton kokainë në portin e Pireut, 4 të arrestuar
Porti i Pireut

Autoritetet zbuluan mbi 1 ton kokainë në portin e Pireut, si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë nga FBI-ja greke. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së dielës dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Deri të dielën në mbrëmje, peshimi i sasisë së sekuestruar zbuloi se bëhej fjalë për rreth një ton kokainë.

Autoritetet kanë arrestuar 4 shtetas grekë, ndërsa 5 persona të tjerë jashtë vendit janë në kërkim, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rrjet, sipas informacioneve nga ERT.

Banda transportonte sasinë e madhe të kokainës nga vendet e Amerikës Latine me destinacion përfundimtar portin e Pireut .

 

pire fbi greke operacioni

Lini një Përgjigje