TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Korrik 2024, 15:58

“Europa nuk do të jetë kurrë e plotësuar për sa kohë Qipro është e ndarë”, Metsola provokon Turqinë: Është çështje evropiane!

Shkruar nga Pamfleti
“Europa nuk do të jetë kurrë e plotësuar për sa
Roberta Metsola

Problemi qipriot doli në qendër të vëmendjes gjatë seancës së sotme plenare të Parlamentit Evropian, ku Presidentja Roberta Metsola dha një deklaratë të fortë në lidhje me 50-vjetorin e pushtimit turk të Qipros.

Siç premtoi në fjalimin e saj pas rizgjedhjes ditën e djeshme , Metsola theksoi se “ndarja e një shteti anëtar nuk është një çështje kombëtare, por një çështje evropiane”.

Metsola nënvizoi se “ne kemi mundësinë të shërojmë plagët tona dhe të përpiqemi për një vend sovran të bazuar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vlerat evropiane. Në këtë përvjetor tragjik, ne duam të tregojmë se jemi të bashkuar dhe qëndrojmë së bashku”.

“Sfidat me të cilat përballet Qiproja janë sfida evropiane dhe Evropa nuk do të jetë kurrë e bashkuar me të vërtetë për sa kohë që Qiproja mbetet e ndarë”, theskoi ajo.

Metsola tha se “këtë javë, Parlamenti Evropian përkujton 50-vjetorin e trishtë të 20 korrikut 1974, pasojat e të cilit janë ende të dukshme edhe sot. Ndarjet nuk kanë vend në Evropë, prandaj është e rëndësishme të theksohet se ndarja e detyruar e një shteti anëtar të BE-së nuk është një çështje qipriote por një çështje evropiane dhe ne duhet të përgjigjemi në mënyrë evropiane".

Ajo vazhdoi: Në fjalimin tim inaugurues si Presidente e PE (në vitin 2022), përmenda se Qipro nuk është një cep i harruar i BE-së dhe këtë e përsërita edhe dje. BE-ja u farkëtua nga historia e dhimbshme e kontinentit tonë. Aty ku dikur kishim luftë, dhimbje dhe gjakderdhje, tani kemi takime në frymën e bashkëpunimit.

Ajo përfundoi duke thënë:"Të dashur miq, në këtë përvjetor të trishtuar, mesazhi nga PE është se ne nuk do ta kthejmë shikimin nga Qiproja. Ne jemi një. Sfidat me të cilat përballet Qiproja janë sfidat tona dhe BE-ja nuk do të jetë e plotë, për sa kohë Qiproja është e ndarë”, fjalim ky që trazon ujërat mes Qipros dhe Turqisë.

Lini një Përgjigje