Me dy luftëra tragjike që kërcënojnë sigurinë e Evropës, fërkimet politike dhe personale ndonjëherë bien në plan të dytë.
Megjithatë, në samitin e nëntë vendeve mesdhetare në një resort luksoz golfi në kodrat e ishullit të Qipros, ka pasur dakordësim mes italianëve dhe francezëve për sulmet izrealite në Liban.
Lajmi bëhet i ditur nga deklarata e përbashkët që kryetarët e qeverive të Italisë dhe Spanjës, teksa presidenti i Francës dënon sulmet e ushtrisë izraelite kundër Unifil në Liban. Macron dhe Pedro Sánchez rinisën apelin drejtuar komunitetit ndërkombëtar kundër shitjes së armëve Izraelit, ndërsa në këtë front shumë delikat kryeministrja italiane preferoi të bënte një hap prapa.
Në ditën kur Biden i kërkon Izraelit të mos godasë më Unifilin, Macron, Sánchez dhe Meloni dënojnë fuqishëm "sulmet e pajustifikueshme" të ushtrisë së Netanyahut, duke denoncuar "shkeljen serioze të detyrimeve të Izraelit" në lidhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe shprehin "përbuzjen" e tyre pasi disa paqeruajtës u plagosën në Naquora”.
Të tre liderët e BE kërkojnë që sulmet ushtarake ndaj Helmetave Blu të ndalen “menjëherë” dhe të kërkojnë, përveç armëpushimit, edhe mbrojtjen e kontingjentit të OKB-së , ku Italia kontribuon me 1200 ushtarë.
Për armët, që vijnë në Izrael kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania dhe të cilave Italia ka ngrirë furnizimin, zërat e tre "tenorëve" janë shumë më pak të sintonizuar.
Sánchez u prit dje nga Papa Françesku në Vatikan ku ai ripërsëriti thirrjen e tij dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të pezullojë dërgimin e armëve në Izrael, "sepse paqja nuk mund të arrihet me gjuajtje topash".
Fjalë e tij i bëjnë jehonë thirrjeve të Macron që shkaktuan reagimin e zemëruar të Netanyahut që iu drejtuar presidentit francez se "ai duhet të ketë turp" për këto deklarata.
Ndërsa qasja e Giorgia Melonit është shumë më e kujdesshme dhe arsyeja, sipas burimeve qeveritare, është se Italia vendosi të ndalojë armët menjëherë pas 7 tetorit 2023.
Meloni mund të telefonojë Netanyahun në orët e ardhshme për të përsëritur kundërshtinë e saj për sulmet kundër selisë dhe dy bazave të Unifil.
“Me Emmanuelin dhe Pedro-n protestuam me vendosmëri dhe hartuam një deklaratë të përbashkët”, pohoi kryeministrja italiane në fjalimin e saj .
Lini një Përgjigje