
Papa Françesku ka komentuar luftën mes Izraelit dhe Palestinës si dhe humbjen e jetëve të shumta gjatë sulmeve që ndodhin në Gaza. Ai tha se lufta shkatërron gjithçka duke përfshirë edhe njerëzimin.
Gjatë fjalës së tij në audiencën me Charis, Papa kujtoi edhe takimin me presidentin izraelit Shimon Peres dhe udhëheqësin e Autoritetit Palestinez Abu Mazen në vitin 2014 në Vatikan.
"Lufta shkatërron gjithçka, ajo merr njerëzimin. Lufta shkatërron gjithashtu kujtesën e hapave të ndërmarrë drejt paqes", tha Papa.
Papa më pas kujtoi meshën që mbajti 2 nëntorin e kaluar në varrezat ushtarake.
“Kur hyra, shikova moshat e të rënëve mbi varre: të gjithë të rinj, nga 20 deri në 30 vjeç. Lufta «shkatërron rininë. Të lutemi, le të luftojmë për paqen, të mos lejojmë që të na grabitet ky kujtim i paqes”, përfundoi fjalën e tij Papa Françesku.
Lini një Përgjigje