
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Izrael duke deklaruar se qëllimi kryesor i tij dhe SHBA është që të rikthehet paqja.
"Gjatë gjithë këtij konflikti vendet në mbarë botën kanë luajtur një rol thelbësor në parandalimin e përhapjes së tij", tha ai.
Zyrtari amerikan tha se vendi i tij është "i fokusuar në lirimin e pengjeve", teksa shtoi se "Izraeli duhet të marrë çdo masë të mundshme për të parandaluar viktimat civile".
"Ajo që duhet të bëjmë më shumë se çdo gjë tjetër është të parandalojmë demonizimin e njëri-tjetrit. Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë bëjmë punën e Hamasit", vijoi ai.
Blinken thotë se pauzat humanitare mund të ndihmojnë në mbrojtjen e civilëve.
"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të besojnë se e vetmja rrugë e mundshme është një zgjidhje me dy shtete me izraelitët dhe palestinezët që kanë të drejtën legjitime për të qëndruar në një shtet të tyre," shton ai.
Lini një Përgjigje