TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 20:37

Sulmet e Hamasit, qeveria e Netanyahut u jep leje të gjithë qytetarëve që jetojnë pranë Gazës të mbajnë armë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Hamasit, qeveria e Netanyahut u jep leje të gjithë

Pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit, Izraeli ka vendosur që të armatos popullsinë. Ditën e sotme ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, deklaroi se çdo banor që jeton në një qytet izraelit jugor më pak se 4 kilometra nga Rripi i Gazës do të jetë në gjendje të mbajë armë,

“Të gjithë qytetarët e Sderotit do të lejohen të mbajnë një armë në përgjigje të sulmeve të nisura nga Hamasi”, tha Itamr Ben-Givr.

Më tej ai shtoi se pas nxjerrjes ës urdhrit, ka pasur një kërkesë të lartë aplikimesh për tu armatosur, rreth  mijë e 600 aplikime vetëm ditën e sotme.

“Duke filluar nga sot, çdo banor i Sderotit mund të marrë një leje për armë”, tha zyrtari izraelit, duke shtuar se ndryshimi i rregullit do të shtrihet në qytete të tjera.

 

hamasi gaza

Lini një Përgjigje