TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Prill 2023, 20:56

Çështja Trump dhe mangësitë e sistemit ligjor amerikan

Shkruar nga Massimo Gaggi
Çështja Trump dhe mangësitë e sistemit ligjor amerikan
Donald Trump

Ish-presidenti, i cili mund të qeveriste edhe nga burgu nëse rizgjidhet, po i përdor mjeshtrisht hetimet ndaj tij për fushatën elektorale dhe po krijon elemente të reja destabilizimi.

Edhe nëse do shpallet fajtor për krimet për të cilat akuzohet dhe mund të dënohet me burg - në rastin Stormy Daniels dhe në ato më të rëndat në lidhje me përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve dy vjet më parë në Gjeorgji dhe nxitjen e trazirave që çuan në sulmin ndaj Kongresit më 6 janar 2021- Donald Trump, në mënyrë paradoksale, mund të rizgjedhet president dhe të sundojë nga prapa hekurave. 

Një hipotezë ekstreme kjo që pas shpërthimit të fenomenit Trump në aparatin institucional amerikan ka nxjerrë në pah boshllëqet në sistemin ligjor dhe brishtësinë e institucioneve, të cilat funksionojnë siç duhet vetëm nëse shumica dërrmuese e njerëzve ndajnë një bazë të përbashkët vlerash.

Gjigandi i pasurive të paluajtshme që u bë president, që e çoi polarizimin e shoqërisë amerikane në ekstrem dhe që u dëshmua se ishte lideri më i aftë në shndërrimin e politikës në spektakël (makabër) tani po përballet me një iniciativë të magjistratëve që kërcënon të transformojë edhe drejtësinë në spektakël me aspekte potencialisht groteske dhe rreziqe të forta të destabilizimit të mëtejshëm të vendit: 34 akuza për pagesën e heshtjes për një (ose dy) lidhje jashtëmartesore. Megjithëse  juria e madhe, e mohoi dhe e  shtyu  vendimin e aktakuzës të komunikuar të çuditshme, ish-presidenti iu nënshtrua, si çdo kriminel, ritualit të shkrepjeve dhe gjurmëve të gishtërinjve.

Ai thuajse me siguri nuk do të arrestohet, por Trump, i cili po bën shaka me ndjekësit e tij duke folur për "pranga floriri", duket se shpreson në një dramatizim të çështjes, i bindur se kjo do ta ndihmojë në fushatën elektorale: nëse kjo do të jetë një shfaqje, ai është në gjendje ta shfrytëzojë atë më sëmiri, më mirë se kushdo tjetër, të paktën në frontin konservator. 

Ish-presidenti planifikon të djegë kandidatët e tjerë të nominimit republikan për Shtëpinë e Bardhë, nga Ron DeSantis te Mike Pence, dhe nuk neglizhon përfitimet financiare që mund t'i vijnë duke u paraqitur si viktimë e një persekutimi politiko- gjyqësor.

Menjëherë pas votimit të vitit 2020, pasi akuzoi në mënyrë të rreme Bidenin si uzurpator, ai mblodhi njëqind milionë dollarë me një fushatë në internet duke kërkuar para për të luftuar në gjykata kundër mashtrimit (inekzistent) zgjedhor. Ato ankesa u refuzuan menjëherë si të pabazuara, nuk pati asnjë gjyq (përveç atyre ku të akuzuarit janë shpifësit Trumpianë), ato para i mbetën Trumpit. I cili ka mbledhur dhjetëra miliona dollar për disa kohë: ai pretendon se ato janë të nevojshme për tu mbrojtur kundër ofensivës së re gjyqësore. 

Dje, menaxhuesit e tij të fushatës elektorale u kërkuan të gjithë mbështetësve që të paguanin të paktën 24 dollarë "për të kundërshtuar këtë gjueti të pafund shtrigash".

Ka të ngjarë që shumica e amerikanëve - demokratët dhe shumë nga republikanët e moderuar që do të donin të hiqnin qafe Trump - do të dekretojnë humbjen e tij zgjedhore në 2024. Por ndërkohë vendi përballet me rreziqe serioze destabilizimi: gjyqësori ka për detyrë të ndjekë penalisht krimet, por në një vend ku zjarri i revoltës së ultra-konservatorëve të Trumpit vazhdon, rreziqet e revoltës duhet të merren shumë seriozisht. Paditja e një ish-presidenti për krimet më pak të rëndësishme që i atribuohen atij i thekson këto rreziqe. 

Mjafton të shohësh sesi komentuesit e Fox, rrjeti konservator i Rupert Murdoch, i cili gjithashtu e urren Trumpin, u rigrupuan në mbrojtje të ish-presidentit me një gjuhë thuajse subversive.: Jeanine Pirro, një ish gjyqtare, e quan aktakuzën e jurisë së madhe një manifestim të "urrejtjes së pastër", ndërsa Tucker Carlson bën thirrje për një reagim të fortë popullor. Më pas Sean Hannity flet për një vendim gjykate “të neveritshëm dhe të urryer”, ndërsa për Dan Bongino SHBA-të janë tashmë një shtet policor.

Përpjekja e Trump dhe e mbështetësve të tij për t'i shndërruar në dëshmorë ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Kongresit gjithashtu zvarritet në këtë kaos mediatik. 

Muajt ​​e fundit ata janë gjykuar dhe dënuar me dënime shumë të ashpra burgimi nga një gjyqësor i vendosur të ndëshkojë në mënyrë shembullore për të shmangur përsëritjen e episodeve të këtij graviteti.

Pikërisht, ashpërsia e këtyre dënimeve, sipas shumëkujt, do të shtyjë shumë fansa të Trump-it të mos i pranojnë thirrjet e tij për qetësi. 

Sipas disa juristëve, i njëjti ortek fyerjesh që ra mbi Alvin Bragg (i përkufizuar si kafshë dhe i akuzuar për racizëm) do godasë edhe gjyqtarët e tjerë që hetojnë Trumpin dhe kjo mund të çojë në imponimin ndaj Donald Trumpit dhe njerëzve të afërt me të që të heshtin për çështjet që kanë të bëjnë me procedurat gjyqësore në vazhdim. Mund të imagjinohet se cilat do të ishin pasojat e një ndalimi të tillë, në mes të fushatës elektorale: Trump sigurisht që nuk do ta respektonte vendimin, duke e cilësuar atë një dispozitë liberticidale të një gjyqësori të manipuluar nga kundërshtarët e tij./Përshtati nga Corriere della Sera Pamfleti

donald trump mangësitë e sistemit ligjor amerikan çështja trump

Lini një Përgjigje