Departamenti i Drejtësisë ka hequr dosjet që përmbajnë emrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump nga vala e fundit e dokumenteve të dosjeve Epstein që u publikuan të shtunën. Dosjet e hequra përfshinin përshkrime të sulmeve seksuale të Trump ndaj disa grave, disa prej të cilave ishin të mitura.
Në skedarët e hequr, linku i të cilit ende ekziston por që të dërgon te një lidhje e prishur në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë, Trump përshkruhet nga viktimat dhe miqtë e viktimave si, ndër të tjera, i angazhuar në “festa të mëdha orgjie” me vajza të reja së bashku me ish-presidentin Bill Clinton dhe vëllezërit Alexander, raporton "Jerusalem Post"
Për më tepër, një dosje e hequr thuhej se Trump ishte i përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore, me një deklaratë që lexonte se presidenti organizonte festa në shtëpinë e tij në Mar-A-Lago të quajtura "vajzat e kalendarit", ku Jeffrey Epstein sillte fëmijë që Trump t'i shiste në ankand.
Kujtojmë se disa nga personat e përmendur në këto festa ishin Elon Musk, Donald Trump Jr., Ivanka Trump, Eric Trump, avokati Allan Dershowitz dhe avokati Bob Shapiro.
Departamenti i Drejtësisë deklaroi se publikimi i valës së dytë të dosjeve, rreth 3.5 milionë, duke e çuar totalin në mbi 6 milionë, ishte në përputhje me Aktin e Transparencës së Dosjeve Epstein, pavarësisht se u publikua më shumë se një muaj pas afatit të caktuar.
Lini një Përgjigje