
Situata në Lindjen e Mesme sa vjen dhe tensionohet. I fundit që i hodhi benzinë zjarrit ishte, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i cili rinisi një sulm të ashpër ndaj Izraelit
Erdogan kërcënoi drejtpërdrejt Izraelin se Turqia mund të hyjë në Izrael sikurse ndërhyri në Nagorno-Karabakh dhe Libi.
“Ashtu si hymë në Karabak dhe Libi, ne do të bëjmë të njëjtën gjë me ta [Izraelin]. Asgjë nuk është e pamundur. Ne duhet të jemi të fortë për të ndërmarrë hapa të tillë,” tha Erdogan.
BREAKING: ???????????????? We can enter Israel just as we entered Karabakh and Libya.
— Megatron (@Megatron_ron) July 28, 2024
- Turkish President Erdogan pic.twitter.com/aOEUGXwet4
Mediat lokale kujtuan se në nëntor 2023 parlamenti turk kishte sanksionuar një zgjatje njëvjeçare të misionit të forcave të armatosura të vendit në Azerbajxhan në kuadër të qendrës së përbashkët të monitorimit ruso-turk që ishte ngritur në janar 2021 për të kontrolluar ndërprerjen e armiqësive në zonën e konfliktit të Karabakut.
Gjithashtu në nëntor 2023, parlamenti turk zgjati mandatin e kontingjentit ushtarak të vendit në Libi për 24 muaj. Forcat turke kanë qëndruar në Libi në përputhje me një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë.
Lini një Përgjigje