TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2026, 17:38

“Dua gjak të bukur”/ Trump: Marr doza të larta aspirine  

Shkruar nga Pamfleti

“Dua gjak të bukur”/ Trump: Marr doza të larta aspirine

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë për Wall Street Journal se merr çdo ditë një dozë aspirine më të lartë se ajo që zakonisht rekomandohet nga mjekët.

Ata thonë se aspirina është e mirë për të holluar gjakun dhe unë nuk dua gjak ‘të trashë’ që të kalojë nëpër zemrën time. Dua gjak të bukur, të hollë që të kalojë në zemër. Ka kuptim kjo, apo jo?”, ka thënë Trump në intervistën e publikuar të enjten.

Trump, 79 vjeç, është presidenti i dytë më i moshuar në historinë e SHBA-së, pas paraardhësit të tij demokrat Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara për rizgjedhje në vitin 2024 mes pikëpyetjeve për gjendjen e tij shëndetësore.

Shëndeti i presidentit amerikan ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, pas vërejtjes së disa mavijosjeve në duart e tij, raportimeve për një ekzaminim imazherik në tetor dhe episodeve ku ai është parë me sytë mbyllur gjatë paraqitjeve publike.

Sipas Mayo Clinic, përdorimi i përditshëm i aspirinës mund të ulë rrezikun e infarktit ose goditjes në tru te personat mbi 60 vjeç, ndërsa doza e ulët e zakonshme është 81 miligramë.

Mjeku personal i presidentit, Sean Barbabella, ka deklaruar për Wall Street Journal se Trump merr 325 miligramë aspirinë në ditë, për arsye parandaluese kardiologjike. Sipas tij, ekzaminimi i kryer nuk ka treguar asnjë anomali dhe shëndeti i presidentit është në gjendje të mirë.

Lini një Përgjigje