TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2025, 21:43

Dorëheqja e Trudeau, komenti epik i Trump: Bëjeni Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti

Dorëheqja e Trudeau, komenti epik i Trump: Bëjeni Kanadanë

Dorëheqja e kryeministrit Justin Trudeau si lidership liberal vjen vetëm dy javë përpara se Donald Trump të marrë detyrën si president i SHBA, duke kërcënuar se do të vendosë tarifa 25% për të gjitha importet kanadeze që nga dita e parë.

Trudeau ka thënë se do të mbetet kryeministër derisa të zgjidhet një pasardhës, por dorëheqja e tij e lë Kanadanë dhe ekonominë e saj të cenueshme.

Trump reagoi ndaj dorëheqjes së Trudeau me një postim në platformën e tij “Truth Social”.

“Shumë njerëzve në Kanada u pëlqen të jenë shteti i 51-të. Shtetet e Bashkuara nuk mund të vuajnë më deficitet e mëdha tregtare dhe subvencione që Kanadasë i duhen për të mbijetuar. Justin Trudeau e dinte këtë dhe dha dorëheqjen”, shkruan Trump në postimin e tij.

Në vijim, Trump shkruan “nëse Kanadaja do të bashkohej me SHBA-në nuk do të kishte tarifa, taksat do të reduktoheshin shumë dhe ato do të ishin plotësisht të sigurta nga kërcënimi i anijeve ruse dhe kineze që i rrethojnë gjatë gjithë kohës. Së bashku, çfarë kombi i madh do të ishin!!”.

 

Lini një Përgjigje