TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Nëntor 2024, 09:28

Donald Trump "vulos" fitoren edhe në Arizona, rrëmben të gjitha votat e shteteve të lëkundura

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump "vulos" fitoren edhe në Arizona, rrëmben

Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në Arizona, duke rrëmbyer të gjitha shtetet kyçe të fushëbetejës kundër zëvendëspresidentes demokrate, Kamala Harris.

Trump, i cili kishte siguruar 270 votat e kolegjit elektoral të nevojshëm për të fituar Shtëpinë e Bardhë deri të mërkurën, tani ka një total përfundimtar prej 312 votash ndaj 226 të Harris.

Trump ka fituar gjithashtu shtetet e lëkundura të Miçiganit, Pensilvanisë, Xhorxhias, Karolinës së Veriut, Wisconsin dhe Nevada. Në vitin 2020, Biden mundi Trumpin duke fituar gjashtë nga shtatë shtetet e lëkundur, ai humbi ngushtë Karolinën e Veriut dhe fitoi 306 vota të kolegjit zgjedhor ndaj 232 të Trumpit.

Presidenti i zgjedhur i SHBA mori gjithashtu 306 vota në fitoren e tij në 2016 ndaj Hillary Clinton.

“Associated Press” shkruan se Trump ka fituar 74.6 milionë vota në mbarë vendin, ose 50.5%, ndërsa Harris 70.9 milionë, ose 48% te votave.

Republikanët janë pranë marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, përveç kontrollit të Senatit, të cilin tashmë e kanë fituar. Që do të thotë se republikanët do të kenë fuqi gjithëpërfshirëse për të kapërcyer potencialisht një agjendë të gjerë të shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve, rregullimit të energjisë dhe kontrolli i sigurisë kufitare.

Lini një Përgjigje