
427 vota pro dhe 1 kundër...
Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar pro projektligjit që urdhëron Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së të publikojë të gjitha dosjet që ka në lidhje me Jeffrey Epstein. Mësohet se në procesin e sotëm pati 427 vota pro miratimit të projektligjit, dhe një përfaqësues që votoi kundër. Ai që voto kundër ishte republikani Clay Higgins, i cili menjëherë postoi në rrjetet sociale për të shpjeguar pse nuk e mbështeti projektligjin.
I have been a principled “NO” on this bill from the beginning. What was wrong with the bill three months ago is still wrong today. It abandons 250 years of criminal justice procedure in America. As written, this bill reveals and injures thousands of innocent people – witnesses,…
— Rep. Clay Higgins (@RepClayHiggins) November 18, 2025
“Që nga fillimi, unë kam thënë një "JO" parimore për këtë projektligj. Ajo që ishte e gabuar me projektligjin tre muaj më parë është ende e gabuar sot. Ai braktis 250 vjet procedurë të drejtësisë penale në Amerikë. Siç është shkruar, ky projektligj zbulon dhe lëndon mijëra njerëz të pafajshëm, dëshmitarë, njerëz që kanë dhënë alibi, anëtarë të familjes, etj. Nëse miratohet në formën e tij aktuale, ky lloj zbulimi i gjerë i dosjeve hetimore penale, i lëshuar në një media të tërbuar, absolutisht do të rezultojë në lëndimin e njerëzve të pafajshëm. Jo me votën time.
Komiteti Mbikëqyrës po kryen një hetim të plotë që tashmë ka publikuar mbi 60,000 faqe dokumente nga çështja Epstein. Kjo përpjekje do të vazhdojë në një mënyrë që ofron të gjitha mbrojtjet e duhura për amerikanët e pafajshëm. Nëse Senati e ndryshon projektligjin për të adresuar siç duhet privatësinë e viktimave dhe amerikanëve të tjerë, të cilët janë të emëruar por jo të implikuar penalisht, atëherë unë do të votoj për atë projektligj kur të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve”, tha ai në një postim në “X”.
Çfarë ndodh pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve?
Projektligji duhet të miratohet ende në Senat, ku republikanët mbajnë 53 nga 100 vende. Por udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, një republikan, mund të zgjedhë të mos e mbajë votimin. Nëse projektligji miratohet nga Senati, ai duhet të nënshkruhet nga presidenti.
Donald Trump tha dje se do ta nënshkruante projektligjin dhe do t'u jepte popullit amerikan "gjithçka" kishte në dorë për Epstein, një përmbysje e jashtëzakonshme e fatit për projektligjin që kur arriti nënshkrimet e nevojshme të mërkurën e kaluar.
Dy javët e fundit çështja e Epstein, me në fokus disa mesazhe që përmendnin emrin e presidentit Trump krijoi një zhurmë të madhe në SHBA, me demokratët që përfituan nga rasti për t'i hedhur 'benzinës, zjarrit'. Pas shumë refuzimesh nga Shtëpia e Bardhë për publikimin e dosjeve, Trump ndryshoi mendim dhe vendosi që të pranojë nismën e demokratëve për publikimin e plotë të dosjes. Publikimi i plotë i dosjeve të Epstein, do t'i japë fund një herë e mirë teorive dhe aludimeve të shumta për njerëzit e përfshirë me të./Pamfleti
Lini një Përgjigje