TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2025, 08:16

"Dështoi në mbrojtjen e vendit", Netanjahu shkarkon shefin e Sigurisë Kombëtare

Shkruar nga Pamfleti
"Dështoi në mbrojtjen e vendit", Netanjahu shkarkon shefin e
Benjamin Netanyahu-Ronen Bar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar nga detyra kreun e shërbimit të sigurisë së vendit për dështimin e tij për të parandaluar sulmin e 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Kabineti izraelit u mblodh mbrëmjen e djeshme për të miratuar zyrtarisht shkarkimin e parakohshëm të Ronen Bar, i cili u emërua në tetor të vitit 2021 për një mandat pesë-vjeçar si shefi i Shin Bet.

Netanyahu njoftoi ditë më parë se do të shkarkojë Bar duke thënë se mes tyre ka një mosbesim të vazhdueshëm që ishte shtuar me kalimin e kohës.

Masa ngjalli zemërim dhe ndezi më tej demonstratat antiqeveritare në Jerusalem, ndërsa mijëra izraelitë bashkuan forcat me protestuesit që kundërshtonin sulmin e ri të Izraelit në Gaza.

Shin Bet është agjencia e brendshme e inteligjencës e Izraelit dhe luan një rol kyç në luftë. Aktivitetet dhe anëtarësimi i saj janë sekrete shtetërore të ruajtura mirë.

Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng gjatë sulmeve të 7 tetorit të vitit 2023. Izraeli u përgjigj me një ofensivë masive ushtarake, e cila ka vrarë më shumë se 48,500 palestinezë.

Lini një Përgjigje