TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Janar 2026, 12:16

Britania i kthen shpinën SHBA, 15 miliardë dollarë investime në Kinë; në këmbim marrin lëvizjen pa viza

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e Starmer ka konfirmuar se qytetarët britanikë tani do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Kinë pa pasur nevojë të marrin vizë.Sir Keir Starmer diskutoi propozimet për ta futur këtë me homologun e tij Xi Jinping , si pjesë e vizitës së tij pesëditore në Azi dhe duke u larguar gjithë e më shumë nga SHBA.

Britania i kthen shpinën SHBA, 15 miliardë dollarë investime
Sir Keir Starmer dhe Xi Jinping

AstraZeneca, kompania farmaceutike britanike, njoftoi se do të investojë 15 miliardë dollarë (10.9 miliardë paund) në Kinë deri në vitin 2030. Sipas kompanisë, ky investim do të përdoret për zgjerimin e prodhimit të ilaçeve dhe për kërkim dhe zhvillim.

Kryeministri britanik, Keir Starmer gjatë takimit me Xi Jinping, deklaroi se zgjerimi i AstraZeneca në Kinë do të ndihmojë kompaninë të rritet më tej dhe do të mbështesë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar, duke forcuar gjithashtu lidershipin e saj në industrinë farmaceutike globale.

Në këmbim qytetarët britanikë do të mund të udhëtojnë drejt Kinës pa vizë për deri në 30 ditë.

Kjo e vendos Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtin nivel me pothuajse 50 vende të tjera, si Franca, Spanja, Italia dhe Gjermania.

Aktualisht, një vizë për në Kinë për një shtetas britanik kushton mbi 100 paund dhe kërkon rreth një javë kohë për t’u marrë, megjithëse procesi mund të përshpejtohet me pagesë shtesë.

Dy vendet kanë rënë gjithashtu dakord të zhvillojnë një “studim fizibiliteti” për të parë nëse do të hyjnë në negociata për një marrëveshje dypalëshe për shërbimet, e cila do të vendoste rregulla të qarta dhe ligjërisht detyruese për firmat britanike që tregtojnë në Kinë.


“Si një nga fuqitë ekonomike botërore, bizneset kanë kërkuar prej kohësh mënyra për të zgjeruar praninë e tyre në Kinë.Ne do ta bëjmë më të lehtë për ta  përfshirë rregullat e lehtësuara të vizave për udhëtime afatshkurtra duke i mbështetur të zgjerohen jashtë vendit, ndërkohë që nxisim rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në atdhe.”, tha Starmer.

Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe partneri i tretë më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kina kanë nënshkruar gjithashtu një partneritet të ri, i cili do të përmirësojë aksesin në tregun kinez dhe do të zgjerojë partneritetet publiko-private në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe aftësive profesionale, si dhe në shërbimet profesionale, financiare dhe ligjore.

Lista e plotë e marrëveshjeve të nënshkruara sot mes Kinës dhe Britanisë:

-Bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm
-Krijimi i një partneriteti dypalësh për shërbimet
-Studim i përbashkët fizibiliteti për një marrëveshje tregtare MB–Kinë në fushën e shërbimeve
-Bashkëpunim në fushën e vlerësimit të konformitetit (përputhshmërisë me standardet)
-Eksportet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Kinës
-Forcimi i punës së Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar MB–Kinë
-Bashkëpunim në shërbimet shtëpiake (kujdes në shtëpi) dhe industrinë e sportit
-Bashkëpunim në arsimin dhe trajnimin teknik e profesional (TVET)
-Bashkëpunim për sigurinë ushqimore, karantinën e kafshëve dhe bimëve
-Bashkëpunim në fushën e shëndetësisë

15 miliardë dollarë investime në kinë

Lini një Përgjigje