
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka njoftuar se është takuar sot me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të martën, përpara Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës në Londër.
Kuleba tha se në fokus të takimit ishte rritja e mbështetjes ndaj Ukrainës dhe rritja e mbështetjes globale për Formulën e Paqes.
"Ne diskutuam hapat e ardhshëm për të forcuar aftësitë kundërsulmuese të Ukrainës, përgatitjen e rezultateve të samitit të Vilnius mbi perspektivën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe rritjen e mbështetjes globale për Formulën e Paqes", tha Kuleba në një postim në Twitter, duke shtuar se ai falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetje.
Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken informoi ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba për takimet e tij në Pekin dhe bisedimet me zyrtarët kinezë rreth pushtimit rus të Ukrainës, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matt Miller.
Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina do të presin bashkërisht Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës të mërkurën dhe të enjten, e cila synon të punojë drejt investimeve ndërkombëtare për të rindërtuar vendin pas pushtimit rus.
Lini një Përgjigje