TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2025, 08:22

Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Shkruar nga Pamfleti

Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer.

Ish-presidenti amerikan ka marrë pjesë ne ceremoninë e diplomimit të nipit të tij.

Në fotografitë e postuara në Instagram nga ish-zonja e parë, Jill Biden, dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ai dhe Jill Biden shihen përkrah anëtarëve të tjerë të familjes duke festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II nga shkolla “Salisbury School” në Salisbury, Connecticut, shkruan NBC News.

“Gjyshja dhe gjyshi krenarë! Urime Hunter, jemi shumë krenarë për ty”, ka shkruar Jill Biden, krah fotove.

Lini një Përgjigje