TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2023, 19:46

Beogradi i vë kushte KiE-së: Nëse pranoni Kosovën, bojkotojmë takimin e Strasburgut

Shkruar nga Pamfleti

Beogradi i vë kushte KiE-së: Nëse pranoni Kosovën,

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha sot se nuk ka ndërmend të shkojë në Strasburg të martën me rastin e 10 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë.

Në një konferencën për media pas takimit me Ministren e Punëve të Jashtme të Gabonit, Yolanda Nijonde, Daçiç tha se në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit, është paralajmëruar se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të fillojë procedurën për pranimin e Kosovës në atë institucion.

Nëse kjo është e vërtetë, unë nuk do të shkoj në Strasburg, sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që pjesë e atij organizmi të jetë diçka që nuk është shtet”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Daçiç ka bërë të ditur se Serbia në ditët në vijim do të ketë aktivitet diplomatik shumë të gjallë. Krahas vizitës së paralajmëruar në Strasburg, e cila u vu në pikëpyetje, Daçiç paralajmëroi edhe bisedime me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Francës.

Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Bruselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë, ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë. A është qetësuar situata në Kosovë? A kemi përparim në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe? Nuk kam asnjë shtysë që të shkoj në Strasburg, dhe në ditën pasuese ata të nisin procedurën për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai.

serbia kosova daçiç

Lini një Përgjigje