TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Dhjetor 2025, 16:33

Arrestimi i Mogherinit, Moska ‘fërkon duart’: BE mbyll sytë para korrupsionit dhe u jep leksione të tjerëve!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Mogherinit, Moska ‘fërkon duart’: BE mbyll

Policia belge ka bastisur zyrat diplomatike të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

Moska nuk ka vonuar të reagojë lidhur me këtë, teksa ka sulmuar BE pas skandalit të korrupsionit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e shfrytëzoi rastin për t’i akuzuar institucionet europiane për hipokrizi.

BE-ja mbyll sytë ndaj korrupsionit të saj, por vazhdimisht jep leksione të tjerëve,” tha Zakharova për agjencinë Tass.

Ajo pretendoi se “miliona euro” kalojnë prej vitesh nga kanalet e korrupsionit në Kiev drejt BE-së, dhe se kjo është e qartë për të gjithë.

 

Lini një Përgjigje