TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Tetor 2023, 08:57

Sulm me dronë izraelitë në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, raportohet për viktima

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me dronë izraelitë në kampin e refugjatëve në

Tre persona u vranë, pas një sulmi me dronë të ushtrisë izraelite në një kamp refugjatësh. Më shumë se 20 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se kishte kryer “aktivitete kundër terrorizmit” në zonë, por nuk përmendi viktima, raporton BBC.

Agjencia humanitare e OKB-së OCHA tha se të paktën 95 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit në Gaza në fillim të këtij muaji.

Në 24 orët e fundit, 704 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Gaza, duke përfshirë 305 fëmijë. Kjo është bërë e ditur nga Ministria vendase e Shëndetësisë, sipas së cilës ky është numri më i madh i vdekjeve në një ditë që nga fillimi i sulmeve.

Lini një Përgjigje