TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia30 Nëntor 2024, 08:08

E lavdëroi publikisht, Rama i jep leje ndërtimi Lul Morinës në Dhërmi 4 ditë pasi Prokuroria e çoi në gjyq; SPAK 'kyç gojën' për historitë e pastrimit të parave dhe drogës

Shkruar nga Pamfleti
E lavdëroi publikisht, Rama i jep leje ndërtimi Lul Morinës
Altin Dumani, Lul Morina dhe Edi Rama

Lul Morina u shfaq në fushën e biznesit të ndërtimit në vitin 2005, duke i blerë Shaban Zekajt aksionet në kompaninë ‘Rinia 04’, themeluar në vitin 2004. Një vit më pas, Morina i shton kompanisë fantazmë të ndërtimit si objekt veprimtaria edhe import/eksport të frutave/perimeve sidomos nga Ekuadori dhe Kolumbia, që është forma më e përhapur e kamuflimit të trafikut të kokainës. 

Disa javë më parë u shfaq në “Top Channel” biznesmeni komtravers Lul Morina, me qëllim për të kuruar imazhin e tij. Ai është dërguar në gjyq për ndërtime pa leje, por ka pasur shumë akuza se ka dorë dhe në aktivitete të tjera të paligjshme si trafik droge dhe pastrim parash. Ajo që ngjalli habi te moderatorja Grida Duma, ishte “ngritja në qiell” e Edi Ramës. Lul Morina u shpreh ‘se jemi me shumë fat që e kemi Ramën kryeministër’.

Në mes të këtij muaji, Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq biznesmenin Julian Morina dhe shoqërinë që administrohet nga ai d ‘Xheluks Construksion’, për ndërtim pa leje me sipërfaqe 16 mijë m2, për periudhën 2021-2024. Prapaskena mëson se pazari është mbyllur, ku do të dënohen me shërbim prove dy administratorët e kompanisë, ushtarë të Lul Morinës, ndërsa ky i fundit do të rimarrë objektet pa leje që i konfiskoi qeveria me një çmim qesharak.

E lavdëroi publikisht, Rama i jep leje ndërtimi Lul Morinës

Ndërkaq, Këshilli Kombëtar i Territorit, me në krye Edi Ramën, në mbledhjen e datës 20 nëntor 2024, ka miratuar lejen për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi nga Lul Morina, pikërisht përmes kompanisë së tij Xheluks Construksion. “Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks elitar hoteleri dhe shërbime “In The Wild”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë’, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k.“, thuhet në njofimin e KKT.

Ky vendim është një mesazh i qartë inkurajues për paligjshmërinë, krimet mjedisore, pastrimin e parave dhe sfidimin e shtetit ligjor. Jo vetëm kaq. Ka të dhëna se prona mbi të cilën do të ndërtohet kompleksi elitar në Dhërmi është siguruar përmes dokumenteve false dhe mashtrimit, ndërsa paratë e investimit dyshohet se janë produkt i trafikut të kokainës.

Kompani fantazmë, pasuri e dyshimtë, dyshime për trafik droge

Lul Morina u shfaq në fushën e biznesit të ndërtimit në vitin 2005, duke i blerë Shaban Zekajt aksionet në kompaninë ‘Rinia 04’, themeluar në vitin 2004, me kapital 100 mijë lekë, me zyra në Fier.

Një vit më pas, Morina i shton kompanisë fantazmë të ndërtimit si objekt veprimtaria edhe import/eksport të frutave/perimeve. Importi i frutave, sidomos nga Ekuadori dhe Kolumbia, është forma më e përhapur e kamuflimit të trafikut të kokainës. Kompania ‘Rinia 04’, herë rezulton me bilance dhe herë pa bilance, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të pastrimit të parave.

Në vitin 2012, Morina i blen Besnik Serdanit kompaninë Xheluks Construksion, për 100 mijë lekë, me të cilën ka ndërtuar pallatin pa leje tek Liqeni i Thatë në Tiranë. Edhe kjo kompani ishte themeluar në vitin 2010 dhe nuk kishte ndonjë aktivitet të konsoliduar ekonomik.

Në vitin 2018, Lul Morina i blen Jorgji Ruçit kompaninë “Drymades Dream”, për 7.5 milionë lekë, duke ndërtuar më pas resorte më vlerë miliona euro. Çuditërisht edhe kjo komapni kishte si objekt import/eksport të fruta/perimeve.

E lavdëroi publikisht, Rama i jep leje ndërtimi Lul Morinës

Disa muaj më pas, Lul Morina, me këtë kompani, hyn në ortakëri me vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, në kërkim për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliardë USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi.

Me anë të këtyre kompanive fantazmë dhe që i ka blerë me më pak se sa 10 milionë lekë, Lul Morina ka qarkulluar miliarda lekë dhe ka investuar dhjetëra milionë euro në pasuri të paluajtshme, si resorte, hotele dhe pallate, por edhe duke blerë jaht, makina të shtrenjta etj.

-A qëndron Lul Morina pas një prej linjave kryesore të trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe Ekuatori drejt Portit të Durrësit?

-A ka punuar Arbër Çekaj, i arrestuar për 613 kg kokainë të kapura në Portin e Durrësit, për Lul Morinën?

-A janë para kokainë miliona euro të kamufluara me tre kompani ndërtimi fantazmë?

Lidhja me vëllezërit indianë

E lavdëroi publikisht, Rama i jep leje ndërtimi Lul Morinës

Emri i Lul Morinës doli edhe një herë në vitin 2019 gjatë historisë së pazakontë të vëllezërve indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë qindra milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Dy vëllezërit indianë gjetën strehë në Shqipëri, ndërsa u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta, ndonëse drejtësia indiane i kërkonte në të gjithë botën për pastrim parash. Ata krijuar në vitin 2017 dy kompani ndërtimi “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment”, ndërsa dhjetor 2018 hynë në ortakëri me 50 % të aksioneve me Lul Morinën, në kompaninë “DRYMADES DREAM”, e cila mes aseteve ka edhe resortin e njohur “DRYMADES DREAM” në Dhërmi.

Dy vëllezërit blenë 50 % të aksioneve për 100 mijë euro. Tre muaj më pas, Lul Morina i merr sërish 50 % të aksioneve, përmes kompanisë ‘Rinia 04’, duke u dhënë dy vëllezërve indianë një apartament në Vlorë.

Lidhja me futbollin dhe jeta e luksit

Lul Morina njihet edhe si ish donator i Klubit të Futbollit Tirana. Madje, në fund të vitit 2019, Morina shprehu interesin për t’i blerë Bashkisë së Tiranës 34 % të aksioneve të Klubit Tirana. “Me sa di unë, ekipi ka pasur dhe ka disa borxhe të mëparshme që ekzistonin që kur isha unë pjesë e Tiranës. Nuk kam një pasqyrë të qartë të situatës dhe borxheve. Fakti që dua të hyj në këtë klub dhe të marr aksionet e bashkisë ka përgjegjësi më vete. Këtë lëvizje e bëj për të ndërtuar diçka më të mirë, për të ngritur Tiranën atje ku e ka vendin”, tha Julian Morina.

Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj. Lul Morina shfaqet në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin./ Prapaskena

 

lul morina edi rama spak dumani

Lini një Përgjigje