TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Maj 2025, 13:37

Zgjedhjet, Proda mesazh policëve: Tregoni profesionalizëm dhe gjakftohtësi

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet, Proda mesazh policëve: Tregoni profesionalizëm dhe

Ilir Proda, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka kërkuar nga punonjësit e policisë, të angazhuar në procesin e zgjedhjeve të 11 majit, që të tregojnë maturi, profesionalizëm dhe gjakftohtësi.

Gjatë ditës së sotme ka përfunduar instruktazhi i punonjësve të Policisë që janë planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore, ku do të zhvillohet procesi i votimit.

Në instruktazh kanë marrë pjesë drejtuesit e Drejtorive dhe të Komisariateve, të cilët u kanë përcjellë punonjësve të Policisë porositë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për angazhim, profesionalizëm, barazlargim dhe gjakftohtësi në përmbushjen e detyrave.

“Ju përgëzoj për përkushtimin dhe profesionalizmin e deritanishëm nga ana juaj dhe e drejtuesve tuaj, dhe ju inkurajoj që këto ditë finale të jenë pasaportë besimi dhe vlerësimi nga qytetarët dhe ndërkombëtarët për Policinë e Shtetit. Maturi, gjakftohtësi dhe ligji si udhërrëfyes, për ta përmbushur me sukses këtë detyrë të shenjtë në interes të qytetarëve dhe të vendit”, iu drejtua Proda me një mesazh trupës policore.

Të gjithë punonjësve të Policisë të angazhuar në procesin zgjedhor u janë shpërndarë librat e xhepit me detyrat që duhet të përmbushë çdo punonjës policie i angazhuar në fazën finale të këtij procesi. Ky libër është prodhuar nga Policia e Shtetit.

Punonjësit e Policisë janë shpërndarë në vendet e planëzuar për shërbim, për ruajtjen e objekteve zgjedhore.

Lini një Përgjigje