TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2025, 20:30

“Veliaj në burg sepse u braktis nga PS”, Spahiu: Pse Rama nuk e çon dot Tiranën në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

“Veliaj në burg sepse u braktis nga PS”, Spahiu: Pse Rama nuk e

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar vendimet e marra së fundmi nga drejtësia. Jamarbër Malltezi u lirua, ndërsa Veliaj dhe Meta janë ende në qeli. Sipas Spahiut, burgosja e Ilir Metës dhe Erion Veliajt, lidhet me “braktisjen” e tyre nga lidershipi i partive përkatëse.

Unë mendoj që edhe Veliaj dhe Meta janë viktima të të njëjtit proces. PD dhe PS nuk i duan më në për këmbë. Nuk mendoj që është dhe vetëm vullnet i Prokurorisë. Ka arsye të tjera sepse në fund të fundit janë 3 nivelet e gjykatës që e lanë të vlefshme masën (për Ilir Metën). Pavarësisht koalicioneve të përkohshme që ka bërë Berisha po Rama, me Ilir Metën ndër vite, ata e kanë pasur dhe armik apo kundërshtar. Në një moment u poqën kushtet dhe e eliminuan, e braktisën”, tha Spahiu.

Sa u takon zërave se Edi Ram po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme në Tiranë, Spahiu deklaroi se e vetmja mënyrë është që Veliaj të japë dorëheqjen.

"Ligji është taksativ: Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë nuk mundet të shpallen nëse kryetari i Bashkisë nuk vdes, nuk jep dorëheqje apo nuk dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Erion Veliaj nuk ka vdekur, nuk ka dhënë dorëheqje, nuk është dënuar ende me vendim të formës së prerë nga gjykata”, tha Spahiu.

 

Lini një Përgjigje