
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Shkodrës. Arben Anamali, kapiteni i anijes turistike që operonte në liqenin e Shkodrës, humbi jetën pas një akti heroik për të shpëtuar jetën e dy turistëve që po mbyteshin. Pavarësisht se arriti t’i shpëtonte ata nga rreziku, vetë kapiteni nuk ia doli të dilte i gjallë nga uji.
Bashkia e Shkodrës ka reaguar me një mesazh zyrtar, duke e cilësuar Anamalin si një nga njerëzit më të përkushtuar në shërbim të vizitorëve dhe turizmit lokal. “Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.
Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës.
Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë”, thuhet në deklaratë.
Ngjarja ka prekur thellë qytetin dhe komunitetin turistik, ku Arben Anamali njihej si profesionist dhe njeri i dashur.
Lini një Përgjigje