TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2023, 07:15

Vdekja e 3-vjeçarit, avokati: Klinika dentare duhej të mbyllej deri sa të mbaronte hetimi

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 3-vjeçarit, avokati: Klinika dentare duhej të mbyllej deri

Avokati Kujtim Cakrani, tha se Prokuroria duhet të kishte mbyllur klinikën dentare ku u bë operacioni i 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se mjeku Roland Xhaxho nuk duhet të vazhdonte punën deri në përfundim të hetimeve.

“Prokuroria ka një vonesë, minimum që që duhet të kishte bërë Prokuroria është se duhet të kishte mbyllur klinikën dhe ai zotëria të mos e zhvillonte aktivitetin deri sa të mbaronin hetimet. Prokuroria të mos jetë me dy standard”, tha ai.

 

avokati klinika dentare hetime

Lini një Përgjigje