TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2025, 12:04

U sulmua nga Rama, zbardhet vendimi i Boshkut për zyrtarin e lartë të AMP-së

Shkruar nga Pamfleti

U sulmua nga Rama, zbardhet vendimi i Boshkut për zyrtarin e lartë

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj vendimi të gjyqtarit Boshku, i cili sipas tij ka urdhëruar rikthimin në detyrë të një ish-drejtuesi të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Vlorë, të shkarkuar për shkelje të rënda ligjore dhe të kallëzuar penalisht në Prokurori.

Gjyjqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Markuo Boshku, pas këtij reagimi ka vendosur pezullimin përjashtimin nga detyra të drejtorit rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë–Gjirokastër, Glodian Ahmetaj.

Gjykatësi, ndër arsyet pse ka pranuar sigurimin e padisë, rendit edhe procesin e vettingut që i mohohet zyrtarit të AMP-së.

Ora News ka zbardhur vendimin e Boshkut për pezullimin nga deyra të ish-drejtorit të AMP. 

“Në këtë kuadër, Gjykata çmon të theksojë që në rastin konkret ndërprerja e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik të kërkuesit Glodian Ahmetaj, në kuadër të Ligjit nr. 12/2018 ‘Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Ministrinë e Brendshme’, pa një vendim përfundimtar, nëse zbatohet menjëherë urdhri për transferimin dhe më pas për përjashtimin e tij nga AMP-ja, sipas Urdhrit Nr. 582, datë 05.08.2025 ‘Për transferim dhe emërim në detyrë të një punonjësi të AMP-së’ dhe Urdhrit Nr. 590, datë 06.08.2025 ‘Për përjashtim nga detyra të një punonjësi të AMP-së’, të Drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së, cenon të drejtën për punë të tij dhe konsiderohet dëm i rëndë në kuptim të nenit 29 të Ligjit nr. 49/2012 ‘Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative’, për shkak se nuk kemi të bëjmë vetëm me ecurinë profesionale të kërkuesit Glodian Ahmetaj në AMP, por ndërprerja e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik pa një vendim përfundimtar pengon zhvillimin profesional dhe në karrierë të kërkuesit, e konkretisht duke e penguar për të konkurruar në pozicione të cilat janë subjekt i vlerësimit kalimtar dhe periodik. Për më tepër që kërkuesi Glodian Ahmetaj është emëruar në pozicionin Drejtor në Drejtorinë Rajonale të AMP Vlorë–Gjirokastër me procedurën e ngritjes në detyrë. Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se dëmi që shkaktohet duhet të kategorizohet si i rëndë”, thuhet në arsyetimin e gjyqtarit Boshku.

Zyrtari i AMP-së fillimisht ishte transferuar si këshilltar i drejtorit të përgjithshëm dhe më pas u përjashtua nga radhët e agjencisë, pasi rezultoi se në Sarandë, babai i tij, banues në Durrës, kishte ndërtuar pa leje në një zonë të Ksamilit në një sipërfaqe toke të zaptuar.

AMP dhe Avokatura e Shtetit nuk janë pajtuar me vendimin e gjyqtarit Boshku, duke dërguar në Gjykatën Administrative një kërkesë për revokimin e gjyqtarit, e cila pritet të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Në vendimin e gjyqtarit Boshku parashikohet se, në rast mosekzekutimi të pezullimit të aktit administrativ të AMP-së, të ngarkohet përmbarimi për ekzekutimin e detyrueshëm të tij.

U sulmua nga Rama, zbardhet vendimi i Boshkut për zyrtarin e lartëU sulmua nga Rama, zbardhet vendimi i Boshkut për zyrtarin e lartë

 

marko boshku

Lini një Përgjigje