TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2023, 12:39

U ‘ngjall’ Ervis Martinaj me atentatin në ‘Don Bosko’? Dumani: Kemi pistat tona, dosja është dërguar në gjykatë!

Shkruar nga Pamfleti
U ‘ngjall’ Ervis Martinaj me atentatin në ‘Don

Kreu i SPAK, Altin Dumani në takimin me gazetarët është pyetur sot edhe për çështjen e Ervin Martinajt. Ai tha se nuk ka asnjë fakt të vërtetuar që lidh atentatin në ‘Don Bosko’ në lokalin e Fatjon Muratit me Ervis Martinajn. Kreu i SPAK tha se janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore e Martinajt.

Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e "Don Boskos", nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e "Don Boskos", "u ngjall" apo "nuk u ngjall Ervis Martinaj". Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë kreu i SPAK.

 Kujtojmë që Fatjon Murati është mik i Endrit Dokles, armikut të përbetuar të Ervis Martinajt. Në masakrën e Don Boskos ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit u aludua se ‘është ringjallur’ Ervis Martinaj.

ervis martinaj spak

Lini një Përgjigje