TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 10:46

“U kthyem si legjenda urbane”, Adnan Xholi mbyll intervistën me një mesazh të fortë ndaj KLP

Shkruar nga Pamfleti
“U kthyem si legjenda urbane”, Adnan Xholi mbyll intervistën me
Adnan Xholi

Prokurori Adnan Xholi ishte kandidati i parë për kreun e SPAK që prezantoi platformën e tij për drejtimin e institucionit.

Në përmbyllje të intervistës së tij para anëtarëve të SPAK, ai bëri një deklaratë të fortë teksa tha se periudha tremujore për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK ishte e papranueshme.

Sipas Xholit, Prokuroria e Posaçme mund të drejtohet edhe pa një kryetar pasi prokurorët janë të pavarur.

“Unë kam besim në integritetin tuaj dhe çfarë do lloj vendimmarrje që të merrni u jam mirënjohës sepse do duhet që të mbyllet sa më shpejt. Ishte një periudhë tremujore e papranueshme që u kthyem si në legjenda që çfarë do ndodhë, çfarë do bëhet. Brenda nesh do zgjidhet, ajo strukturë drejtohet edhe pa drejtues. Nuk ka rëndësi sepse prokurorët janë të pavarur. Drejtuesi është menaxher, administrator. I pari mes të barabartëve, nuk ka asnjë kompetencë që mund të ndryshojë vendimmarrjet. Shyqyr që erdhi kjo ditë të mbyllet kjo sepse nuk kishim mundësi, s’kemi pasur edhe kohë, por të hapësh televizionin se u kthyem si legjenda urbane”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme Xholi u përball me një pyetje të ndjeshme që lidhej me përballjet e tij me krimin e organizuar.

I pyetur nga një anëtar i KLP-së: “Jeni përballur me banda të krimit të organizuar që në fillimet e karrierës suaj, si ka ndikuar kjo tek ju personalisht dhe cilësia e jetës suaj?”, Xholi u duk i prekur pasi uli kokën dhe heshti për pak çaste.

Ai më pas u përgjigj shkurt: “Unë dhe familja nuk jemi më të parët!”

Deklarata e tij vjen si dëshmi e rrezikut dhe sfidat me të cilat janë përballur prokurorët që përpiqen të luftojnë krimin e organizuar, duke treguar përkushtimin personal të Xholit ndaj drejtësisë dhe respektin për sigurinë e familjes.

Ky ishte vetëm një moment nga një seri deklaratash që Xholi bëri ditën e sotme, gjatë prezantimit të platformës së tij, para anëtarëve të KLP-së.

Ai shpjegoi vizionin e tij për SPAK-un, përkushtimin ndaj mbledhjes së provave para çdo arrestimi dhe rëndësinë e një drejtimi shembullor për prokurorët e tjerë.

 

adnan xholi spak

Lini një Përgjigje