TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2023, 13:10

U kap me drogë në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Tropojë; procedohet 16-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë në makinë, arrestohet 32-vjeçari në

Një 32-vjeçar është ndaluar në qytetin e Tropojës, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa në automjet.

Policia bën me dije se ka proceduar penalisht dhe një 16-vjeçare, pasagjere në automjet me 32-vjeçarin.

Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me ato të DVP Kukës, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Në Bajram Curri, është ndaluar për kontrolle, automjeti me drejtues shtetasin A. Ç. dhe ku ishte pasagjere një 16-vjeçare”, njofton policia.

tropojë arrestohet 32-vjeçari

Lini një Përgjigje