TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2025, 07:25

Temperaturat ulen në -6 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme  

Shkruar nga Pamfleti

Temperaturat ulen në -6 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ketë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por të ftohtë sidomos në vlerat minimale, në orët e para të ditës.

Vranësirat do të jenë mesatare e lokalisht deri të dendura, përqëndruar në male deri në orët e mesditës, ndërsa më pas kemi shpërbërje të tyre.

Era do të fryjë relativisht intensive me shpejtësi mesatare 2-10m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, kryesisht në veri era do të arrijë shpejtësi 11-17m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -6 deri 4°C, në zonat e ulëta 1 deri 16°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 16°C.

Lini një Përgjigje