TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Gusht 2025, 15:50

Temperaturat e larta, mbi 100 mijë thirrje për ndihmë mjekësore në urgjencë gjatë verës

Shkruar nga Pamfleti

Temperaturat e larta, mbi 100 mijë thirrje për ndihmë

Mbi 100 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale tha se shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët.

Gjatë këtyre dy muajve janë kryer mbi 34 mijë vizita në banesa dhe rreth 12 mijë këshillime mjekësore.

“Shërbimi i Urgjencës është çdo ditë më pranë qytetarëve duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor, aty ku ka më shumë nevojë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje