
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, të përqendruara në relievet kodrinore malore të vendit.
Temperatura maksimale pritet të shënohet 30 gradë në qytetet e Beratit dhe Elbasanit, ndërsa në qytetet e tjera ajo varion nga 26 deri në 29 gradë.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi 6-13 m/s
Valëzimi në det do të jetë 2 deri 3 ballë.
Lini një Përgjigje