TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2025, 18:30

IShowSpeed kap “mat” Ramën në Mynih, kryeministri dhe Duka në zonën "VIP" për finalen e Champions! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

IShowSpeed kap “mat” Ramën në Mynih, kryeministri dhe Duka

Youtuberi i njohur amerikan, Darren Jason Watkins që njihet ndryshe si “IShowSpeed” ka zbuluar krejt rastësisht se kryeministrin Edi Rama, ndodhet në Mynih të Gjermanisë për të parë nesër finalen e Champions League mes Interit dhe PSG-së.

Takimi i dytë i “IShowSpeed”, me kryeministrin Rama ishte krejt rastësor, ndërkohë që një lidhjen livestream të Youtuberit u kap biseda e tyre. Në video, Rama shfaqet i ulur në zonat VIP të stadiumit me djalin e tij Zaho dhe me kreun e FSHF-së, Armand Duka.


Pjesë nga biseda mes tyre:

Speed: U bë kohë që s'jemi parë miku im shqiptar

Rama: Si je? Ky është presidenti i federatës tonë

Speed: U bë kohë e gjatë që nuk jemi parë. Më mungon Shqipëria, duhet të kthehem sërish.

Rama: Sigurisht, je i mirëseardhur.

Speed: Më mori malli, kur të vijë në Shqipëri do të të bëj telefon

Lini një Përgjigje