TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2025, 18:54

“PD, në krizë të vazhdueshme”, Mërtiri: Nëse nuk reformohet, do të shkatërrohet

Shkruar nga Pamfleti

“PD, në krizë të vazhdueshme”, Mërtiri:

Analisti Ergys Mërtiri deklaron se Partia Demokratike ndodhet në krizë të vazhdueshme dhe ende po vuan problemet e brendshme.

Në një intervistë për “ABC News”, Mërtiri u shpreh se PD-ja ka nevojë që të reformohet, në të kundër, sipas tij, do të shkojë drejt shkatërrimit.

“Kjo është shfaqje e krizës, e bllokuar. Berisha, para zgjedhjeve, vuan psikologjinë e armikut, ai që ngre zërin para zgjedhjeve, konsiderohet se i shërben armikut. Tani, njerëzit kërkojnë llogaritë e veta. Është një parti në krizë të vazhdueshme. Gjasat që kjo parti të fitojë, janë të pamundura.

A do ketë njerëz brenda, të ketë kurajo, vlen ta shohim. Por me Berishën në krye, nuk mund të fitohet kurrë. Është frika se mos Berisha i përjashton nga partia. Berisha kërkon të shmangë përgjegjësitë dhe nuk pranon të largohet. Ai po kërcënon tashme, me idenë e një beteje, për votën e lirë. Ai nuk bën protesta, e sheh që nuk ka pjesëmarrje”, tha ai.

Lini një Përgjigje