TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2024, 19:12

Të hënën seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, votohet kryetarja e re dhe ndryshimet në qeveri

Shkruar nga Pamfleti

Të hënën seancë e jashtëzakonshme në Kuvend,

Të hënën, më 29 korrik, parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në orën 18:00. Kjo seancë erdhi si shkak i ndryshimve që kryeminsitri Rama bëri sot në Kongresin e PS-së. 

Ndaj në seancën e së hënës, pritet të votohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, si dhe do të kalojnë dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në Qeveri.

Kush janë ndryshimet që bëri Rama: 

Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu -Emërohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi – Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Lini një Përgjigje