TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 17:05

Spitalet në mjerim, shkencëtarja tallet: 35 milionë lekë për gjithë vendin, 50 milionë euro për koncesionet

Shkruar nga Pamfleti
Spitalet në mjerim, shkencëtarja tallet: 35 milionë lekë
Edi Rama dhe Evis Sala /

Rama dhe Evis Sala u shtojnë spitaleve nga 50 mijë deri në 1.5 milion lekë, ndërsa 15% të fondit u kalon sërish koncesioneve të laboratorëve, dializës dhe sterilizimit. Shëndetësia publike merr qindarka, oligarkët marrin miliona.

 Me rishikimin e buxhetit të vitit 2025, qeveria është tallur edhe njëherë me nevojat e qytetarëve për shërbim shëndetësor, sidomos në spitalet e qyteteve, por edhe në 4 qendrat spitalore të Tiranës, duke u shtuar fonde qesharake.

Në Vendimin Nr. 682, datë 12 nëntor 2025, me objekt financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për 2 muajt e mbetur të këtij viti, qeveria ka shtuar 35 milionë lekë si vlerë totale për 4 qendrat spitalore në Tiranë dhe 35 spitalet e rretheve.

Ky fond shtesë është kërkuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, dhe është miratuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke bërë talljen e radhës ndaj pacientëve kronikë dhe qytetarëve që shkojnë në spitale.

Por edhe në këtë shtesë fondi qesharak, Babloku ka vendosur që 15% e vlerës, disa prej spitaleve zonale t’ua japin 3 koncesioneve të Laboratorëve, Dializës dhe Sterilizimit, si “dhuratë” para Vitit të Ri,  përveç shumave mbi 13 milionë euro në vit që merr secili prej këtyre koncesioneve.

Ja sa lekë shtesë u janë dhënë spitaleve
Pas emërimit në krye të shëndetësisë, Evis Sala ka deklaruar disa herë se ka bërë një “studim” që do modernizojë shërbimin e kujdesit mjekësor ndaj qytetarëve, duke shtuar ndjeshëm fondet e kujdesit shëndetësor për qendrat spitalore dhe spitalet zonale.

Sipas “studimit të shkencëtares” së Bablokut, janë bërë këto shtesa fondesh:

- Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”: 10.4 milionë lekë

- Spitalit “Mbretëresha Geraldinë”: 846 mijë e 300 lekë

- Spitalit të Traumës: 630 mijë lekë

- Spitalit “Shefqet Ndroqi”: 1.8 milionë lekë

- Spitalit “Memorial” – Fier: 670 mijë lekë

Ndërsa spitaleve të rretheve:

- Shkodër: 1.4 milionë lekë

- Durrës: 1.5 milionë lekë

- Lezhë: 723 mijë lekë

- Gjirokastër: 537 mijë lekë

- Pukë: 204 mijë lekë

- Bulqizë: 163 mijë lekë

- Delvinë: 70 mijë lekë

- Malësi e Madhe: 50 mijë lekë

- si dhe spitaleve të tjerë me shuma minimale.

Këto financime janë menduar nga Babloku dhe ministrja Evis Sala, ndërkohë që 4 koncesioneve të shëndetësisë u jepen çdo vit rreth 50 milionë euro./Pamfleti

spitalet në mjerim evis sala

1 Komente

  1. S
    Shqipëria

    Para injoranca hajdutria shkatrimi mjerimi

    Lini një Përgjigje