TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2024, 15:59

SPAK mësyn bazat e Bajrave/ Bregu: RENEA, e vetmja që mund të bëjë kontrolle në banesat e personazheve të botës së krimit

Shkruar nga Pamfleti

SPAK mësyn bazat e Bajrave/ Bregu: RENEA, e vetmja që mund të

Policia e Shtetit e mbështetur nga forcat elitë RENEA, dhe me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle në banesat e disa personave me precedent penalë.

Kontrollet janë ushtruar në lagjet e Shkodrës si Dobraç, Kiras, Rus, Dergut dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjetër.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se operacioni vjen nga informacionet e dhëna nga strukturat e tjera që operojnë në Shqipëri.

Sipas Bregut, forcat RENEA janë të vetmet që mund të futen për kontroll në banesat e

Është operacion që vjen nga informacionet e strukturave të tjera që operojnë në Shqipëri, të cilat e kanë dërguar informacionin e tyre në Prokurorinë e Posaçme. SPAK ka urdhër një kontroll banese në bazë të këtij informacioni për të gjithë personat që dyshoheshin që mund të kryejnë aktivitet kriminal.

Delegimi i disa çështjeve të Prokurorisë së Shkodrës në SPAK, i jep SPAK-ut të drejtën sepse një prokuror i Shkodrës nuk do të mundej kurrsesi të firmoste një urdhër për kontrollin e banesës të një personazhi të krimit në Shkodër.

Edhe pse ne mund të ndërrojmë strukturat e Policisë së Shkodrës kjo nuk bëhet me polici lokale, siç e pamë ishte me forcat RENEA. Janë të vetmet që mund të futen në një kontroll banese në qytetin e Shkodrës. Policia lokale nuk ka mundur kurrë të bëjë kontroll banese të personazheve të nivelit kaq të lartë të krimit në këtë qytet”, tha ai.

Lini një Përgjigje