TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2023, 12:54

SPAK me zyra të reja, godina e ish-Ujësjellësit të Tiranës në shërbim të “specialëve”

Shkruar nga Pamfleti

SPAK me zyra të reja, godina e ish-Ujësjellësit të

Gjatë mbledhjes së sotme të SPAK, kreu i saj Altin Dumani është ankuar se nuk ka zyra të mjaftueshme.

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të përdore ish-zyrat e Ujësjellësit të Tiranës.

Gjatë mbledhjet së sotme para KLP, kreu i SPAK Altin Dumani, u ankua se Gjykata e Posaçme ka vetëm gjashtë zyra, dhe ky fakt po pengon punën e kësaj strukture.

Kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se për SPAK do të ofrohen zyrat e reja, ato të ish-ujësjellësit të Tiranës.

Para KLP-së, kreu i SPAK Altin Dumanit tregoi se SPAK ka vetëm gjashtë zyra dhe ky fakt pengon punën e kësaj strukture.

“Shpreh bindjen që do të keni mbështetjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dua të sqaroj dy momente në lidhje me kërkesat tuaja.

KLP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Tiranës, ish-zyrat e nisura nga bashkia për ujësjellësin do t’i vërë në dispozicion për Byronë Kombëtare të Hetimit apo Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Kjo do t’ju ndihmojë që të sistemoheni së shpejti dhe të mos keni probleme”.

spak klp

Lini një Përgjigje