TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2025, 21:59

“SPAK e di kush janë të inkriminuarit e politikës”, Lala: Prokuroria do të hedhë dritë mbi krimet zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK e di kush janë të inkriminuarit e politikës”,

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me rëndësinë e mobilizimit të SPAK në hetimin e krimeve zgjedhore, prag zgjedhjesh parlamentare.

Lala tha se krimi zgjedhor ka pasur ndikim të konsiderueshëm në proceset zgjedhore në vend. Ajo tregon se dosjet e ardhura, përgjimet telefonike dhe transaksionet bankare, të cilat janë vënë në dispozicion nga autoritetet e huaja, i kanë dhënë SPAK një panoramë të qartë mbi individët e inkriminuar në politikë, biznes, polici dhe fusha të tjera.

Sipas gazetares, me këtë informacion, SPAK do të ketë mundësinë të zgjedhë me kë të bashkëpunojë në hetimet e tyre, duke ndihmuar kështu në ndriçimin e aktiviteteve të paligjshme që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor.

Lala shtoi se ky mobilizim do të kontribuojë në një proces më të ndershëm dhe të qartë zgjedhor.

“E kemi parë sesi krimi zgjedhor ka ndikuar në proceset zgjedhore. Dosjet e ardhura, përgjimet telefonike, transaksionet bankare të vëna në dispozicion nga autoritetet e huaja i kanë dhënë SPAK një panoramë të qartë se cilët janë njerëzit e inkriminuar të politikës, biznesit, policisë, etj. Kështu SPAK do mund të zgjedhë se me kë të bashkëpunojë”, tha ajo për “News 24”.

 

Lini një Përgjigje