TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2025, 22:40

“Është si nata me ditën me Veliajn”, Curri tregon pse u trondit Manastirliu nga propozimi për t’i zënë vendin Erionit

Shkruar nga Pamfleti

“Është si nata me ditën me Veliajn”, Curri tregon pse

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, përpos prezantimit të kabinetit të ri qeverisë, u evidentuan edhe 6 bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje të pjesshme.

Analisti Arjan Curi, në studion e Top Story, tha se propozimi i Edi Ramës për kandidimin e Ogerta Manstirliut për bashkinë e Tiranës, është një ‘surprizë e pakëndshme’ për të.

Sipas tij Manastirliu ka pritur një post ministrie dhe jo drejtimin e një bashkie për dy vite, nëse fiton në zgjedhje, dhe se në krahasim me kryetarin aktual Erion Veliajt, është ‘si nata me ditën’.

Diversionin e dha vetë kandidatja e Ramës për Tiranën, aq shumë u trondit kur dëgjoi emrin e saj, sa që desh qau. Unë nuk e kuptoj nëse qau nga gëzimi apo hidhërimi. Ka disa arsye hidhërimi, se do jetë për 3 vite, është si nata me ditën me Veliajn, nga ana e karizmatikës.

Është shumë e qetë, ai ishte nga ata djemtë me biçikletë, ‘ lali, o lali’.. mendoj se Manastirliu e shikon si ulje. Te politikanët nuk duhet të shikosh çfarë thonë, e vetmi moment që nuk gënjejnë, janë kur flasin gjestet e trupit. Ajo priste për ministre dhe e merr si largim me ngritje nga qeveria”, tha ai.

Lini një Përgjigje