Këtë të Martë, temperaturat do të kalojnë në frontin e ftohtë atmosferik.
Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit, ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 25 °C;
në vendet e ulëta: 15 / 27 °C;
në vendet malore: 10 / 21 °C.
Lini një Përgjigje